Biskota me fruta mali

Përbërësit

Lifestyle

13/06/2017 08:29

250 ml ajkë e ëmbël
250 gr mascarpone (krem djathi)
250 gr djath i freskët pa kripë
100 gr sheqer
1 sheqer vanilje
300 gr biskota me kakao
400 gr fruta mali të ngrira ose vetëm mjedra

Hapat:
Përziejmë ajkën e ëmbël me sheqerin e vaniljes derisa të bëhet shkumë e fortë.
Përziejmë djathin e freskët me sheqerin, shtojmë mascarponen dhe përziejmë të gjitha së bashku.
Kremrat e djathit i shtojmë tek ajka e ëmbë e tundur në shkumë dhe të gjitha i përziejmë së bashku.
Në një tabaku vendosim një shtresë nga biskotat, një shtesë krem, një shtresë mjedra të ngrira ose të freskëta, prap biskota krem dhe mjedra.
Servojmë pasi të ftohet mirë, pas disa orëve ose të nesërmen. /Kuzhinashqiptare/