Bima që po bëhet e rrezikshme për Evropën (Foto)

Një bimë nga Kaukazi është bërë kërcënim për florën zvicerane por edhe për vet popullatën.

Bota

28/06/2015 18:33

Kjo bimë është përhapur kohëve të fundit në tërë Evropën, sidomos në ishujt britanik dhe në Evropën lindore.

Bima është shumë e fortë invasive e cila zhvendoset tek të tjerët dhe përhapet më shpejtësi.  Edhe në Zvicër kjo po paraqitet gjithnjë e më shpesh, shkruan likemag.com

Ajo është deri në 3.5 metra e gjatë, ndërsa deri në 10 centimetër e trash. Gjethet janë 3-5 pjesësh dhe degët janë më maje.  Së bashku me kërcejë, gjethet mund të zgjaten deri në 3 metra. Lulet i ka të bardha ose verdh-gjelbër dhe zakonisht lulëzojnë nga qershori deri në gusht.

Personat duhet pasur shumë kujdes që mos ta prekin këtë bimë sepse mund të shkaktoj dëme të mëdha në trupin tuaj dhe fryrje e lëkurës. Fryrja e lëkurës mund të jetë aq e madhe sa që mund të kthehet edhe në plagë. Gjithashtu se në qoftë se rastësisht e prekeni të pa mbrojtur këtë bimë, urgjentisht kërkoni kontroll mjekësore.

Përveç kësaj, kjo bimë rrezikon edhe bimët tjera vendore.

Të gjithë ata që zbulojnë këtë bimë, rekomandohet që të mos eksperimentojnë më të.

bima 2 bima e rreyikshme