BIK-u uron Ramazanin, thirrje për solidarizim me të varfërit

Besimtarët myslimanë të shtunën do të nisin agjërimin e Ramaznit, njëri nga pesë shtyllat e fesë Islame. Edhe në Kosovës dita e parë e Muajit të Shenjtë të Ramazanit do të nisë të shtunën.

Lajme

25/05/2017 12:44

Më këtë rast Bashkësia Islame e Kosovës ka uruar të gjithë besimtarët për këtë muaj, duke u uruar agjërim të lehtë dhe solidaritet më të varfëritë.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e shtunë më 27 maj 2017”.

“Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët”.

“Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, thuhet në urimin e BIK-ut./Lajmi.net/