Bie sistemi në Doganën e Kosovës, mallrat nuk regjistrohen deri nesër

Në Doganën e Kosovës ka pasur një prishje në serverët për zhdoganimin e mallrave sot gjatë ditës

Lajme

03/03/2018 17:50

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci tha se po punohet për t’u rregulluar serveri.

“Është prish një lloj serveri, jemi duke punuar që të rregullohet. Sot është prish, deri nesër pritet të rregullohet”, tha Stavileci për lajmi.net

Mallrat nuk mund të kalojnë pa u zhbllokuar ky sistemi.

Megjithatë, Stavileci thotë se dita e shtunë nuk ka doganim te madh.

“Nuk munden me pas doganim pa u ndreq sistemi, zakonisht dita e shtunë nuk është një ditë që ka doganim të madh. Shpresoj që e rregullojnë”, përfundoi ai.