Biçikleta raketë (Video)

Shikojeni biçikletën e shpejtë e cila nuk ka nevojë për pedale për të lëvizur, dhe që kapë një shpejtësi prej 300kmh.

Auto & Tek

12/11/2014 14:27

Francezi Francois Gissy, kapi 300kmh shpejtësi me biçikletën e tij të fuqizuar me një raketë javën e kaluar, duke e thyer kështu rekordin e tij botëror.

Ai kapi shpejtësinë maksimale në vetëm 4.8 sekonda – që është më shpejtë se një Ferrari, me ndihmën e një rakete të cilën e kishte ndërtuar kompania zvicerane Exotic Thermal Engineering, transmeton Lajmi.net.

“Në një momet është e frikshme, por pasi të ndaleni, ju do ta kuptni se sa e mahnitshme është”, tha Gizmag. “Nuk mund ta përshkruaj atë, duhet ta provoni… Jam me fat që koka ime është ende në trupin tim”, shtoi duke bërë shaka.

Shikojeni videon e kësaj biçiklete të shpejtë.