Besnik Tahiri takon Soltesin, flasin për procesin e reformave në administratën e shtetit

Besnik Tahiri, koordinator nacional për rezerva shtetërore ka takuar sot raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Šoltes, me të cilin biseduan për procesin e reformave në administratën e shtetit.

Lajme

06/06/2018 12:07

“Sot, prita Raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, z. Igor Šoltes, me të cilin biseduam për procesin e reformave në administratën e shtetit. Në veçanti e njoftova për progresin që kemi bërë në hartimin e pakos së tri ligjeve që rregullojnë administratën shtetërore në Republikën e Kosovës, si dhe për fillimin e punës së Komisionit për Hartimin e Ligjit të Qeverisë, ligj ky që ndër të tjera do të rregullojë numrin e ministrive dhe atë të zëvendësministrave”, ka shkruar Tahiri.

Po ashtu, thotë Tahiri, u pajtuan për domosdoshmërinë e fillimit të reformave të thella në Prokurimin Publik, me ç’rast e njoftova edhe për vullnetin politik të Kryeministrit që sa më parë të fillojë zbatimi i udhërrëfyesit të Qeverisë për këtë fushë.

“Eurodeputeti Šoltes më inkurajoj që këto reforma të shtyhen përpara si çështje shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës, si dhe për vet rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE”, ka shtuar ai.