Bes Kallaku ka pësuar ndryshim drastik: Martesa bën mrekulli

Bes Kallaku e pranon se martesa e ka ndryshuar.

ShowBiz

17/01/2019 10:42

Derisa të gjithë dje i publikonin fotot e vjetra të tyre, Bes Kallaku ka zgjedhur që sot ta bëjë një gjë të tillë, shkruan lajmi.net.

Duke e njohur karakterin e tij prej një humoristi, me shaka i ka përshkruar edhe dy fotografitë të cilat i ka publikuar në Instagram.

”Mirmgjes, martesa bo mrekullira hahahahahaahahah #10yearchallenge. Ne fakt aty tek foto e pare kam qene ne 2005-n, por nuk mund te nxirrja foto te 2015-s sepse kam qene prap i shemtut”, ka shkruar ai pranë postimit.

Kujtojmë se dje (e mërkurë) Besi në Instagramin e tij i ka publikuar disa foto të vjetra të këngëtarit Sinan Hoxha me të cilat qeshte pa fund./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bsut9GyBrKb/

YouTube player