Berisha tallet me Ramën: Amin! Një tjetër sukses “super” i jashtëzakonshëm

Nuk e ka kursyer ironinë dhe tonët tallëse ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka komentuar takimin mes Ramës e eurokomisionerit Johannes Hahn.

Lajme

17/07/2018 20:12

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha shkruan se “piktori dështak” si zakonisht shpërtheu në një skizë paranojake duke thënë se duan apo s’duan shqiptarët, është ai përgjegjësi i progresit të jashtëzakonshëm të bërë nga Shqipëria… pavarësisht se, shton Berisha, vendi nuk i hapi negociatat në muajin qershor.

Nje nje sukses i super-jashtezakonshem!

Te dashur miq, ne deklaraten e tij para mediave ne prani te komisionerit Hahn, piktori deshtak shpertheu si zakonisht ne nje skize paranojake. Ai u tha gazetareve “doni apo nuk doni ju ne kemi bere progres te jashtezakonshem prandaj dhe ne momentin e fundit bindem Hollanden dhe Francen”!?!?

Progresi i jashtezakonshem i piktorit deshtak, qe nuk di çfare flet, beri qe:

1- Te hidhet poshte me unanimitet nga 28 lidere te BE, per shkak te progresit te tij imagjinar te jashtezakonshem, rekomandimi per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine.

2- Te hidhet poshte nga 28 shefat e qeverive te vendeve anetare te BE, per shkak te progresit te tij te jashtezakonshem ne leter, propozimi gjerman per marrjen me 27 qershor 2018 te vendimit per hapjen e negociatave dhe hapjen e tyre pas plotesimit te 10 kushteve te dekalogut te famshem te Bundestagut dhe qeverise gjermane.

3- Te hidhet poshte me unanimitet, per shkak te progresit te jashtezakonshem qe ekziston vetem nr psiqizmin e psikopatit qe nuk dine se çfare flet, edhe propozimi i qeverise austriake per shtyrjen deri ne dhjetor 2018 te shqyrtimit te propozimit gjerman.

4- Te shtyhet me konsensus te plote sipas propozimit francez, per shkak te progresit te jashtezakonshem te mendjes se semure te piktorit deshtak, diskutimi i vendimit per hapjen e negociatave per nje vit e gjysem, pra per dhjetor te vitit 2019

5- Te shtohen, me vendim unanim te 28 lidereve te BE, per shkak te progresit te jashtezakonshem te shenuar vetem ne skizat e paranojes se piktorit deshtak, nga 5, qe ishin kushtet ne rekomandimin e Keshillit te 13 dhjetorit te vitit 2016 dhe 10 qe ishin ne dekalogun gjerman, ne 13 kushte per t’u plotesuar para se te merret vendimi per hapjen e negociatave ne fund te vitit 2019!

I jashtezakonshem, i jashtezakonshem, i super-jashtezakoshem! Amin! sb