Berisha: Ndërkombëtarët ta bindin Listën Serbe që ta përkrah formimin e Ushtrisë

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të bindin Listën Serbe që ta mbështesin procedimin e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Lajme

26/04/2018 09:34

Ai këtë e ka bërë në konferencën konferenca Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Partnerët, ku po marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj ambasadorët të akredituar në Kosovë si dhe përfaqësues të KFOR-it.

“Me këtë rast apelojë te të gjithë ju që të na ndihmoni që Lista Serbe ta kuptoj realitetin e ri dhe të jetë pjesë e këtij transformimi”, tha ministri Berisha.

Ai tha se FSK është institucioni më i besueshëm në Kosovë.

Sipas tij, një e arritur gjerë e FSK-është integrimi i komuniteteve jo shumicë.

“Kemi arritur ta kalojmë 10% të përfaqësimit të komuniteteve jo shumicë. Poashtu së fundi kemi pasur rekrut edhe nga pjesa veriore nga pakicat”, ka deklaruar Berisha./Lajmi.net/