Berisha: Kosova ka avancuar në fushën e sigurisë dhe paqes

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha në kuadër të takimeve bilaterale në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks të Kanadasë, ka takuar sot ministrin e Mbrojtjes së shtetit të Zvicrës, Guy Parmelin.

Lajme

18/11/2017 21:19

MFSK me anë të një komunikate ka bërë të ditur se Berisha ka njoftuar homologun zviceran se, Kosova ka avancuar në shumë fusha.

“Duke marrë parasysh që prania ushtarake prej 50 mijë ushtarë në vitin 1999, tash është më pak se 5 mijë,  ky fakt është tregues i qartë për avancimin e sigurisë dhe paqes në Kosovë”, tha Berisha.

Duke u bazuar në faktin se Kosova dhe Zvicra kanë bashkëpunim të lartë  në fushën e ekonomisë, kulturës dhe shumë fusha shoqërore, Berisha theksoi nevojën që të ngritët ky bashkëpunim dhe në fushën e sigurisë.

Nga ana e tij, Parmelin theksoi se shteti zviceran do jetë mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës dhe se bashkëpunimi në fakt nuk ka munguar asnjëherë.

“Zvicra ka një komunitet të madh kontribuues shqiptar dhe kontakti Kosovë – Zvicër, nuk ka munguar asnjëherë. Zvicra do të vazhdojë ta përkrah Republikën e Kosovës, sepse ajo është edhe një ndër vendet e para që e ka njohur Republikën e Kosovës”, tha Parmelin. /Lajmi.net/