Berisha i kundërpërgjigjet Tahirit: Je i droguar, shko tek Ina Rama

Sali Berisha iu përgjigj ministrit Saimir Tahiri, i cili deklaroi sot se është depozituar një padi ndaj ish- ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, për 21 Janarin.

Lajme

09/04/2015 21:44

Tahiri tha se Basha ka urdhëruar hedhjen e lëndëve kimike ndaj protestuesve.

Në përgjigjen e tij, ish- kryeministri Sali Berisha deklaroi: “Kur të sulmon Bami, fjalët i ha këlyshi, por prapë do të t’i them dy gjëra se cili je ti, të njohin shumë: një njeri i droguar, që nise shkollë dhe mbete në çdo shkollë, një njeri që u more me kontrabandë familjarisht. Një njeri që ke lidhje me drogën dhe je dënuar disa herë për shpifje nga organet e drejtësisë. Për sa i përket trillimeve tuaja, unë do them: Për sa i përket shkresës, shko të të thotë Ina Rama për atë, se ta tregon ajo historikun e shkresës. Për sa i përket citimeve të mafies, nuk më çudit sepse je pjellë e saj”.

Edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani, e quajti Tahirin “mashtrues ordiner nën efektin e drogës”.