Berisha: Hashim, thirri ndërgjegjes,mos prano të bëhesh president

Deputeti Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, drejtoi akuza ndaj Hashim Thaçit,kandidatit për president të vendit.

Lajme

26/02/2016 13:13

“Sa keni qenë kryeministër ka lulëzuar krimi e korrupsioni”, tha Berisha në foltoren e Kuvendit.

Sipas tij, pas aferës ‘pronto’, koha juaj ka mbaruar. “Kapja e shtetit është në çdo segment”.

“Ti së bashku me çanak (enë) lëpirësin e Rrahman Morinës”, tha Berisha.

Sipas tij, Thaci është personi që ka shkatërruar shëndetësinë, arsimin e  keni përdhosur, kurse administratën e keni politizuar.

“Ju keni kap organet më vitale si drejtësia, e ju me veprimet e juaja keni sjellë Gjykatën Speciale. Këtu po tentohet të barazohet lufta çlirimtare e UÇK-së me barbarizmin e Serbisë”.

Berisha tha se tash me ‘Zajednicën’ po bosnizohet Kosova.

“Ju duke qenë vartës të Isa Mustafës, jeni kampion i dështimit në politikën e jashtme”.

“Thirri ndërgjegjes nëse të ka mbet pak ndërgjegje e thuaj se me gjithë këto të zeza nuk mund të jem president i vendit”./lajmi.net