Beogradi mbulohet me postera të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq (Foto)

Qendra e Beogradit është mbushur me postera të kriminelit të luftës, i shpallur kështu nga Gjykata e Hagës, Ratko Mlladiq.

Lajme

06/12/2017 14:15

Në këta postera është i vendosur një mbishkrim ku thotë: “Unë nuk të tradhtoj”. Mlladiq shihet në foto me dorën e ngritur ku është duke e bërë një përshëndetje ushtarak, transmeton lajmi.net.

Ky akt është bërë, nga aktivistet e lëvizjes me motive nacionale serbe, ku edhe kanë dërguar reagimin e tyre në media, ku Radovan Karaxhiq, Ratko Mlladiq i quajnë  luftëtarë të shquar të lirisë serbe.

Tribunali i Hagës e dënoi me burgim të përjetshëm Ratko Mlladiqin, komandantin e Ushtrisë së Republikës Srpska.

Mlladiq akuzohet për krime lufte dhe gjenocid në Bosnjë dhe Hercegovinë mes viteve 1992 dhe 1995.

Mlladiq u arrestua më 26 maj 2011 pasi qëndroi 12 vite i fshehur ai u ekstradua në Hagë më 31 maj të të njëjtit vit. /Lajmi.net/