Bela vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

Mjeku Shaqir Uka thotë se i lënduari fatmirësisht nuk ka gjakderdhje apo thyerje, por vetëm ndrydhje të përgjithshme në tërë trupin.

Lajme

07/06/2014 16:28

Punëtori i KEK-ut, Tefik Bela i cili ka mbetur i lënduar pas shpërthimit që ndodhi dje në Termocentralin Kosova A, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Mjeku Kujdestar në qendrën emergjente të QKU’së, Shaqir Uka thotë për lajmi.net se gjendja e Belës është më stabile megjithëse vazhdon të jetë e rëndë.

“Gjendja duket stabile nën veprimin e branave, megjithatë gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë për shkak të natyrës së lëndimeve që ka marrë”.

“Tash për tash ka parametra të përmirësimit por gjendja e përgjithshme është e rëndë”.

“Fatmirësisht nuk ka gjakderdhje apo thyerje, por është ndrydhje e përgjithshme e tërë trupit”.