Bekim Jashari: Asnjëherë nuk jam ndier më i turpëruar sesa sot! (Video)

I biri i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari, në manifestimin kryesor për Epopenë e UÇK-së, të mbajtur sot në Kazermën ushtarake “Adem Jashari”, ka thënë se si asnjëherë më parë ndihet i turpëruar. Arsyeja, sipas tij, ishte mos intonimi i Himnit Kombëtar.

Lajme

05/03/2015 12:19

“Sot për fat të keq si asnjëherë më parë, si asnjëherë që nga përfundimi i luftës nuk jam ndier më i turpëruar”.

“As nuk po ndjehem mirë që ndodhem në mesin tuaj. Për herë të parë pas luftës në një Epope nuk po intonohet himni kombëtar”, ka thënë Jashari.

Bekim Jashari, për shkak të mos intonimit të himnit kombëtar, ka thënë se kjo ceremoni nuk i ngjan një tubimi për dëshmorët e UÇK-së.

“Turp”, tha Bekim Jashari duke mos e vazhduar fjalimin.

YouTube player