Bëhuni gati: Samsung Galaxy Note 9 po vjen së shpejti

Një faqe e internetit në Kinë "TENAA" tregon se Samsung Galaxy Note 9, po vjen.

Auto & Tek

11/07/2018 20:01

Pajisja do të paraqitet zyrtarisht në publik me 9 gusht, kështu që Samsung është duke u siguruar që të jetë gati të shitet kudo, transmeton Lajmi.net

TENNA, nuk jep ndonjë informacion emocionues shtesë në lidhje me smartfonin, përveç se së shpejti do të bëhen të ditura performancat dhe gjëra të tjera lidhur me smartfonin më të ri të Samsung.

Samsung siç duket nuk do të përmirësoj shpejtësinë në Note 9, por pritet që të ketë një bateri të fuqishme prej 4,000 mAh.

Ajo që pritet të ndodh sigurisht do të jetë mbushja pa tela gjë që kompania është munduar shumë kohë të integroj në pajisjet e saj pasi karikimi me tela e bën pajisjen pothuajse të papërdorshme.

Ekrani i Note 9 pritet që të jetë i plot ndërsa forma pritet të jetë e ngjashme me Note 8, ende nuk janë bërë të ditura detaje më shumë rreth smartfonit./Lajmi.net/