Bëhuni gati për aplikacionet 4GB në iPhone

Aplikacionet e iOS janë duke u bërë edhe më të mëdhenj. Apple ka dyfishuar kufizimin e madhësisë së aplikacioneve të iOS nga 2GB në 4GB, tha kompania të enjten. Kjo rritje është bërë për shkak që krijuesit e aplikacioneve të mund të përfshijnë më shumë media në aplikacione dhe të dhurojnë një eksperiencë më të…

Auto & Tek

13/02/2015 16:04

Aplikacionet e iOS janë duke u bërë edhe më të mëdhenj.

Apple ka dyfishuar kufizimin e madhësisë së aplikacioneve të iOS nga 2GB në 4GB, tha kompania të enjten.

Kjo rritje është bërë për shkak që krijuesit e aplikacioneve të mund të përfshijnë më shumë media në aplikacione dhe të dhurojnë një eksperiencë më të mirë gjatë instalimit të aplikacioneve, tha Apple, transmeton Lajmi.net.

Kufizimi prej 2GB ka qenë që nga lansimi i App Store në 2008 – dhe për krijuesit e lojërave, kjo rritje është shumë e mirëpritur.

Natyrisht, ky ndryshim në madhësi do të ketë një ndikim negativ tek përdoruesit e iPhone me kapacitete të dobëta të madhësisë.