“Bechteli” amerikan pas ndërtimit të autostradave në Kosovë, në mars bartet në Serbi

Segmenti i Korridorit “Preljina-Pozhega” që lidh autostradën e re Serbi-Mali i Zi, do të fillojë të ndërtohet nga marsi i vitit të ardhshëm, ka thënë ministrja serbe e infrastrukturës.

Lajme

12/09/2018 12:53

“Secila marrëveshja e cila bëhet me njërën nga fuqitë e mëdha nuk do të thotë që bëhet fjalë konkretisht vetëm për atë marrëveshje, por është më shumë se aq”, ka thënë ministrja serbe e Infrastrukturës dhe Komunikacionit, Zorana Mihajloviq.

Ajo për tv prva ka thënë se përparësia e Serbisë është pikërisht shtrirja e saj gjeografike, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk jemi të pasur, si të them, me materiale të papërpunueshme, por ne jemi të pasur me shtrirjen tonë”, ka thënë ajo me konstatimin se të gjithë i ka befasuar memorandumi për mirëkuptim në fushën e infrastrukturës me SHBA-të i cili është nënshkruar javën e kaluar gjatë vizitës së Ëilboorn Rose, sekretarit amerikan për tregti.

“Bechtel, me këtë kompani jemi duke biseduar që një kohë të gjatë për ndërtimin e Korridorit, por kompania amerikane me vete sjellë edhe menaxhim tjetër dhe më shumë se aq”, ka thënë ajo.

Të kujtojmë se kompania amerikane Bechtel në Kosovë e ka ndërtuar autostradën Ibrahim Rugova në drejtim të Shqipërisë dhe është në përfundim të autostradës Arbën Xhaferi në drejtim të Maqedonisë. /Lajmi.net/