Beats lanson kufjet Solo2

Pas përfundimit të marrëveshjes me Apple, Beats ka prezantuar versionin e fundit të linjës së kufjeve Solo.

Auto & Tek

30/05/2014 23:26

Solo2, të cilat do të jenë të gatshme për blerje në qershor për $199, ofrojnë një performancë më të përmirësuar të zërit.

Beats thotë se kufjet do të ofrojnë një zë më dinamik dhe më kualitativ në varësi të llojeve të muzikës.

Kompania gjithashtu njoftoi se kufjet do të jenë të gatshme në shumë ngjyra dhe në forma të dizajnit Snarkitecture, një grup i artit i cili fokusohet në arkitekturën e kufjeve.

Por, nëse dëshironi që të merrni kufje në dizajnin Snarkitecture X Beats, ju do të duhet të paguani $699.