BE pret që Prishtina e Beogradi të identifikojnë qëllimin e ritmin e dialogut – Lajmi.net
BE pret që Prishtina e Beogradi të identifikojnë qëllimin e ritmin e dialogut
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 8:30, 13 January 2018
Presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij Aleksandar Vuçiq nuk janë takuar që nga gushti i vitit të kaluar.

Por takimi i radhës mes dy presidentësh nuk dihet se kur do të mbahet. Maja Kocijanqiç, zëdhënëse e në zyrën e Përfaqësues së Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini,  i tha Ekonomia Online përmes postës elektronike, se nuk mund të jap një datë për takimin dy palësh.

Por sipas saj, Prishtina dhe Beogradi duhet që të identifikojnë qëllimin e ritmin e dialogut të filluar në vitin 2011.

“Është Beogradi dhe Prishtina që identifikojnë qëllimin, hapat, ritmin, formatin e dialogut”, theksoi Kocijanqiç.

Kocijanqiç ka sqaruar se puna për fazën e re të dialogut është duke vazhduar, ngase të dyja palët kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët, raporton EO.

“Puna për fazën e re të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë është duke vazhduar. Të dyja palët kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të fuqishëm për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve”.

Ajo ka folur edhe për takimin që përfaqësuesja e lartë Frederica Mogherini pati me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në fundin e dhjetorit të vitit të kaluar me theks të veçantë mundësin e integrimit të kësaj pjese në Evropës.

“Në takimin jozyrtar të 18 dhjetorit të vitit 2017, Përfaqësuesja e lartë Federica Mogherini dhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor diskutuan situatën në rajon dhe në veçanti mundësitë për të avancuar integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian në vitin 2018. Pjesëmarrësit nënvizuan vendosmërinë dhe interesin e tyre të thellë në forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në promovimin e mirëkuptimit rajonal”, tha ajo.

Sipas saj, të në këtë kontekst, u theksua rëndësia e diskutimeve të vazhdueshme ndërmjet presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq për të avancuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Në anën tjetër, një ditë më parë, kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj, ka emëruar këshilltarin e tij Avni Arifin, shef të negociatave me Beogradin.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO