BE: Dialogu teknik “çelës” për dialogun e fazës finale

Dialogu teknik në mes të Prishtinës dhe Beogradit është duke vazhduar.

Lajme

23/10/2018 18:47

Dialogu teknik në mes të Prishtinës dhe Beogradit është duke vazhduar, për shkak se ky dialog, do të përcaktojë edhe takimin e ardhshëm të dialogut të fazës finale, transmeton lajmi.net.

Kështu ka bërë të ditur sot Maja Kocijançiç, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Kocijançiç ka thënë për agjencinë e lajmeve “Beta”, se “duhet të caktohet data e takimit për dialogun e fazës finale në mes të Beogradit dhe Prishtinës”.

Kocijançiq po ashtu ka folur edhe për qëndrimin e Bashkimit Evropian mbi situatën aktuale politike në Kosovë dhe konfliktet në mes të Kosovës dhe Beogradit për formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Vlerësimi ynë i gjendjes së dialogut pra është qartësisht i ndryshëm”, ka thënë Kocijançiç, duke nënkuptuar për ushtrinë e Kosovës, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se dialogu teknik në mes të Prishtinës dhe Beogradit është bllokuar tash e ca kohë, për shkak se Serbia nuk i ka zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërkaq pala serbe po pretendon se pa krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ky dialog nuk ka kuptim. /Lajmi.net/