BBC: Përgjimet rrëzuan Nixonin, pse jo edhe Gruevskin

Ngjarjet e fundit në Maqedoni kanë tërhequr vëmendjen e medieve më të rëndësishme botërore. Pamjet e konfliktit të armatosur në Maqedoni mes forcave policore dhe një grupi të armatosur shqiptar shokuan botën, duke mbushur ballinat e mediave vendore dhe të huaja.

Lajme

17/05/2015 13:16

Bilanci i konfliktit rezultoi me 22 të vdekur dhe dëme të konsiderueshme materiale.

BBC ka shkruar për protestën e paralajmëruar në Shkup gjatë ditë së sotme, ku thuhet se mijëra qytetarë do të marrin pjesë në protestë për të kërkuar dorëheqjen kryeministrit Nikolla Gruevski.

Protesta vjen pasi janë ngritur dyshime se ai ka abuzuar me fuqinë e pushtetit.

Përgjime sekrete të publikuar nga lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, konfirmojnë komplotet e ministrave për të manipuluar me zgjedhjet si dhe fshehjen e një vrasjeje,  BBC raporton se javën e kaluar dy ministra, dhe kreu i inteligjencës dhanë dorëheqje.

BBC shkruan se jo stabiliteti politik në Maqedoni vjen si pasojë e përleshjeve të javës së kaluar mes shqiptarëve etnikë dhe policisë, ku prej 2.1 milionë banorëve shqiptarët e përbëjnë një të katërtën e popullatës së përgjithshme në Maqedoni.

Analisti dhe korrespondenti i BBC dhe njohës i rrethanave politike në Ballkan, Guy De Launey shkruan  se publikimi i përgjimeve në zyrën ovale pati përfunduar karrierën e ish-presidentin amerikan, Richard Nixon, transmeton indeksonline. Sipas tij, e njëjta do të ndodhë edhe me Nikolla Gruevskin.

“Përgjimet e publikuara qartazi tregojnë se si ministrat kanë manipuluar çdo gjë, duke filluar nga manipulimi i zgjedhjeve deri tek manipulimi i medieve për të mbuluar një vrasje të kryer nga një zyrtar policie”, shkruan ai.