Bayern Munich blen super futbollistin e Juventusit (FOTO)
Bayern Munich do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së mesfushorit Kingsley Coman nga Juventus.

Sport
Kingsley Coman do të jetë futbollist i Bayern Munichut.
Kampioni i Bundesligës do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së mesfushorit nga Juventus, pas skadimit të periudhës së huazimit në fund të këtij sezoni, raporton e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, përcjell “lajmi.net”.
Bayern Munich ka paguar 7 milionë euro për huazimin e Coman për një vit e gjysmë.
Kurse, tani do të paguajë edhe 21 milionë euro të tjera për ta shndërruar atë në futbollist në pronësi të gjigantit bavarez. /Lajmi.net/