Bayern, kampion i botës – Lajmi.net
Bayern, kampion i botës
Autori: Lajmi.net BundesligaLajme futbolliSport 21:21, 21 December 2013
Shaqiri

Bayern Munich është kampion i botës për klube. Gjiganti bavarez siguroi edhe trofeun e pestë këtë edicion duke mposhtur në finale skuadrën nikoqire Raja Casablanca me rezultat 2:0.

Kontribut në fitoren e madhe të kampionit të Bundesligës dha edhe ylli kosovar Xherdan Shaqiri i cili luajti si titullar dhe u zëvendësua vetëm në minutën e 80’të kur në vend të tij në lojë u inkuadrua përforcimi i ri Mario Gotze.

Bayern e kreu punën shumë herët. Qendërmbrojtësi Dante shënoi në minutën e shtatë kurse mesfushori Thiago Alcantara realizoi në të 22’ën duke krijuar avantazh të theksuar për gjigantin bavarez të cilin e ruajtën deri në fund, por mund ta kishin thelluar edhe më tepër nëse do t’i konkretizonin rastet e shumta për shënim, përfshirë atë të Shaqirit i cili nga afërsia e qëlloi traversën, pas 61 minutash lojë.

Me këtë sukses, Bayern e mbyll vitin 2013 me dominim të plotë pas triumfeve të kaluara në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe tani Kampionatin botëror për klube.

Të vetmin titull të cilin dështuam ta rrëmbejnë ishte Superkupa e Gjermanisë ku u mposhtën nga Borussia Dortmund me rezultat 2:4.

Por, edhe kështu nuk është keq, apo jo? Në ndeshjen për vendin e tretë, Atletico Mineiro mundi Guangzhou Evergrande me rezultat 3:2.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO