Bateria e re për celularë që mbushet për dy minuta

Celulari juaj i ardhshëm do të mund të mbushet në më pak se dy minuta.

Auto & Tek

08/01/2015 18:54

Që nga hera e parë kur kompania prapa kësaj shpikjeje e prezantoi prototipin e mbushësit ultra-të shpejtë të baterisë, tani ajo është edhe më afër që ta bëjë atë realitet.

StoreDot, firma që qëndron prapa këtij mbushësi, ka një prototip të ri i cili është më i vogël dhe nuk shkakton problem në celularë, transmeton Lajmi.net.

Gjatë një testi të Mashable, bateria e Galaxy S5 u mbush në 100% për më pak se dy minuta.

Tingëllon shumë mirë për të qenë e vërtetë por CEO i StoreDot, Doron Myersdorf thotë se kompania morri një qasje krejtësisht ndryshe kur e krijoi këtë bateri. Në vend se të provojë ta përmirësojë kapacitetin e baterisë, kompania e ridizajnoi strukturën e brendshme të baterisë, në mënyrë që të mbushet më shpejtë.

Shikojeni testimin e kësaj baterie: