Bastoret tregojnë favoritët për Topin e Artë, befason për të keq Messi

Performanca zhgënjyese me Argjentinën në Kupën e Botës, ka bërë që Lionel Messi për herë të parë në dhjetë vitet e fundit të mos jetë në podium për Topin e Artë.

Lajme

16/07/2018 16:57

Kuotat e bastorëve kanë favorizuar si të katërtin Lionel Messin në garën për Topin e Artë, ndërsa pas tij renditet Mohamed Salah.

Pavarësisht humbjes me Portugalinë në Kupën e Botës, Cristiano Ronaldo mbetet favoriti kryesor për Topin e Artë.

Ronaldo tani në podium ka Luka Modricin, lojtarin më të mirë në Kupën e Botës dhe Kylian Mbappen e Francës, që fitoi titullin e Kupës së Botës./Lajmi.net/