Basketbollisti Edi Rama në Ditën e Verës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, feston Ditën e Verës me një ndeshje basketi.

Lajme

14/03/2014 17:44

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka festuar Ditën e Verës në stilin e tij.

Ai ka zgjedhur të dalë për të luajtur basketboll, në një fushë të ndërtuar jashtë, ndërsa më pas, si mjeshtër i imazhit që konsiderohet, i ka postuar fotografitë në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot paradite në një nga shumë këndet e aktiviteteve në Tiranë, ku u bashkuan basketbollistë të kohëve të arta dhe basketbollistë të ditëve të sotme, e ku të rrethuar nga shumë spektatorë kuriozë, më të vjetrit fituan garën e gjuajtjeve të lira”, ka shkruar Edi Rama.