Bashkëshortët Harvey dhe Irma: E trishtueshme që uraganët të mbajnë emrat tanë!

Harvey 104 vjeç dhe Irma 92 vjeçe, kujtojnë ndodhitë e mëdha të shekullit të kaluar, duke filluar nga momenti kur për herë të parë panë aeroplanin e deri në momentin kur Armstrong shkeli për herë të parë në hënë.

Fun

09/09/2017 15:53

Irma madje kujton edhe si ishte moti ditën kur u vra presidenti i SHBA-së John Kennedy; por ky çift nuk ka parë kurrë uragane të tillë shkatërrues si këta të fundit, të cilët koinçidencalisht mbajnë emrat e tyre.

“Nuk e di se si është e mundur që uraganët të quhen Irma dhe Harvey. Nuk e dimë se si kanë ardhë deri te kjo ide,”thotë Irma, raporton New York Times.

Shpjegimi është i thjeshtë. Që nga viti 1979, Organizata Botërore Meteorologjike u kanë vënë emra të ndryshëm stuhive tropikale mbi Atlantik.

Këto dy stuhi po bëjnë kërdinë në disa shtete të SHBA-së, ku miliona njerëz kanë mbetën pa shtëpi, për shkak të tyre, më të mëdhatë të regjistruar ndonjëherë në oqeanin Atlantik, e mijëra të tjerë janë zhvendosur.

Harvey dhe Irma kanë jetuar së bashku për 75 vjet dhe uraganet i kanë parë vetëm në televizor.

Përkundër tmerreve që ata ofrojnë si fenomene natyrore, çifti i bashkëshortëve Harvey dhe Irma ngjajnë si mishërim i paqes dhe i mirësisë.