Bashkëfshatarët i shkojnë në zyre Selim Pacollit (FOTO)

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, dhe drejtori për Shëndetësi, Arben Vitia janë nga Hajvalia e Prishtinës. Të dy janë shfaqur se bashku sot.

Lajme

26/01/2018 10:28

Një fotografi e ka publikuar Selim Pacolli duke treguar se ai dhe Vitia kanë pritur gjatë ditës së sotme disa përfaqësues të fshatit të tyre Hajvali.

“Sot, në zyrën time, bashkë me z. Arben Vitia, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, patëm nderin të presim përfaqësuesit e fshatit tonë Hajvali të cilët i falënderojmë për vizitën që na e bënë!”, ka shkruar Pacolli. /Lajmi.net/