Basha rrëfen çfarë foli 35 minuta me Kerryn

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e “Top Story” tha se vizita e Sekretarit John Kerry ishte e rëndësishme për vendin, por edhe për PD-në dhe për opozitën.

Lajme

15/02/2016 23:46

“Së pari ishte numri dy i Shteteve të Bashkuara dhe së dyti për momentin kyç për demokracinë, një moment që e gjen Shqipërinë me 200 mijë që kanë bërë letrat për të ikur në Amerikë, 100 mijë të tjerë që kanë ikur drejt Europës, një ekonomi që po vuan pasojat e korrupsionit, oligarkisë, një demokraci të rrethuar nga interesat e oligarkëve, një Parlament që pret dekriminalizimin, një Shqipëri me sfida shumë të mëdha, ndërkohë që SHBA përballen me sfida të mëdha në Europë për demokracitë e pakonsoliduar dhe përballen me ekstremizmin, avancimin e interesave oligarkike të modelit Putin, që fryn nga lindja dhe në këtë kuadër, vizita është historike. Jo vetëm qëndrimi, por janë edhe mesazhet dhe çfarë pason pas këtyre mesazheve është që shqiptarët kënë dy rrugë sot, rruga e Metës dhe Ramës dhe ndryshimi i kësaj rruge; vendosja e shtetit ligjor, që është interesi kryesor i SHBA” – tha Basha.

Duke komentuar deklaratën e kryediplomatit amerikan se “Shqipëria është në rrugën e duhur”, Basha tha: “Padyshim që Shqipëria ka përparuar në drejtimin e duhur. Ne nuk mohojmë që Shqipëria është në një trajektore dhe secila palë mundohet të avancojë mesa mundet. Fakti është që Shqipëria nuk ka lëvizur në drejtimin e duhur dhe ka të gjithë potencialin për të hedhur hapat e tjerë”.

Basha ka treguar edhe diçka mbi temat e bisedës 35-minutëshe me të.

“Mes meje dhe John Kerry pati një bashkëbisedim që zgjati 35 minuta me format zyrtar dhe shenjë besimi për PD e drejtuar nga unë. Ndenji për ato që tha në mediat me Ramën, dekriminalizimin. E vetmja reformë që opozita ishte promotore e kësaj” – tha Basha.