Basha për mediat amerikane: Rama i lidhur me Soros, vendi i kapur nga krimi

Një portal afër presidentit Trump, Breitbart News, ka zbardhur pjesë të vizitës së kreut të opozitës Lulzim Basha në Uashington.

Lajme

28/03/2017 17:07

 

Mësohet se Basha ka denoncuar para zyrtarëve të lartë amerikanë se demokracia në Shqipëri është në rrezik të madh dhe se sipas tij kryeministri Rama e ka shndërruar vendin në kryeqendër të drogës, krimit dhe korrupsionit.

Shqipëria është një situatë të veçantë dhe të vështirë, në një krizë politike, rezultat i një ofensive të krimit të organizuar ndaj të gjitha strukturave shtetërore, shtetit ligjor dhe demokracisë, u shpreh Lulzim Basha, udhëheqësi i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Mes udhëheqësve politikë që Basha takoi gjatë vizitës në Uashington, ishin kongresmeni Pete Sessions, Kryetar i Komisionit të Buxhetit të Kongresit; kongresmeni Michael McCaul, Kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Kongresit; dhe kongresmeni Ed Royce, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit.

Problemi i bashkëpunimit të fshehtë mes politikës dhe krimit nuk është gjë e re në Ballkan, u shpreh ai. Por, problemi i veçantë që ka Shqipëria është promovimi i hapur dhe prania në politikë e njerëzve me rekorde të tmerrshme kriminale në të shkuarën e tyre, të dënuar në vendet e BE për trafik droge, prostitucion, trafik të qenieve njerëzore dhe vepra të tjera të krimit të organizuar.

Bandat dhe grupet kriminale të lidhura me terroristë kontrollojnë ferma kanabisi dhe organizata të magazinimit dhe shpërndarjes së drogës, duke pasur imunitet nga qeveria Rama, -, pohoi ai.

Sipas asaj që shkruan portali afër Trump, një ndërlikim i mëtejshëm i situatës, sipas Bashës, është se Rama ka marrëdhënie me financierin dhe agjentin provokator ndërkombëtar George Soros. Basha u shpreh se ai beson që Rama është investimi kryesor i George Sorosit në Shqipëri dhe Ballkan.

Basha pohoi se mbështetja e tij për Presidentin Trump e kanë bërë shënjestër të përbaltjes nga organizata e Sorosit: Jam sulmuar ashpër nga ai e njerëzit e tij dhe gjithashtu nga media ndërkombëtare sepse jam mbështetës i Trumpit.

Basha tha se mesazhi i tij për popullin amerikan është se ata kanë investuar shumë për një Shqipëri demokratike, të lirë dhe të hapur, gjatë 27 viteve të fundit.

Tani, rreziku i krimit të organizuar dhe terrorizmit kërcënon rëndë një vend që ka humbur kontrollin e territorit dhe kufijve të tij për shkak të krimit të organizuar, tha ai.

Unë kërkoj ndihmën e Shteteve të Bashkuara për ta ruajtur këtë investim, në mënyrë që të përmbushim përgjegjësitë tona si vend anëtar i NATO-s u shpreh ai.