Basha mbledh deputetët e rinj: Beteja jonë, për zgjedhje të lira

Lulzim Basha mblodhi deputetët e rinj të Partisë Demokratike të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, zgjedhje që për opozitën u blenë.

Lajme

26/07/2017 13:32

Në përfundim të kësaj mbledhjeje, kreu i demokratëve tha se Partia Demokratike nuk ka asnjë vizion dhe asnjë të përbashkët me Partinë Socialiste.

Ai deklaroi se me Edi Ramën nuk ka asnjë shpresë dhe se shqiptarët po largohen nga vendi.

Basha premtoi një opozitë të fortë dhe siç e quajti ai, frontale me qeverinë e re, ndërkohë që beteja kryesore, paralajmëroi ai, do të jetë ajo e para zgjedhjeve të 25 qershorit.

“Beteja jonë kryesore do të jetë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.