Barcelona pëson nga PSG (Video)

Barcelona ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon, pasi është mposhtur në Francë nga skuadra e PSG me rezultat 3-2.

Lajme

30/09/2014 23:38

Ndeshja ishte spektakulare dhe me shumë raste nga dy skuadrat. Në minutën e 10 David Luiz shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi, para se dy minuta më vonë Lionel Messi ta dërgojë topin në rrjetë, pas një aksioni të mirë nga skuadra e tij.

Marco Veratti është ai që rikthen epërsinë e skuadrës së tij, duke shënuar gol në minutën e 26’. Matuidi në minutën e 54 shënon për të dyfishuar epërsinë e PSG.

Dy minuta më vonë, Neymar shënon për të ngushtuar epërsinë e vendasve dhe për ta bërë ndeshjen sa më interesant që është e mundur.

Deri në fund Barcelona bëri përpjekje për të barazuar rezultatin, mirëpo nuk arriti të bëj një gjë të tillë.

Me këtë humbje, Barca mbetet në kuotën e tre pikëve, ndërsa PSGka katër pikë. 

Video