Barcelona fiton trofeun Gamper

Barcelona fiton edicionin e 53-të të Trofeut Gamper, takim tradicional, parasezonal për ekipin blaugrana.

Sport

15/08/2018 20:20

Në ‘Camp Nou’, skuadra e Valverde fiton 3-0 ndaj argjentinasve të Boca Juniors.

Ka debutuar me gol përpara publikut katalanas blerja e kësaj merkato vere Malcom që ka shënuar golin e avantazhit për Barcelonën në të 18’.

Dyfishimi është firmosur nga i përhershmi Lionel Messi në minutën e 39’, me golin e parë si kapiten i vërtetë i kampionëve në fuqi të Spanjës.

Goli i tretë për katalanasit është shënuar në pjesën e dytë nga i porsa aktivizuari Rafinha në të 67’.