Barcelona befason me përforcimin nga Milan, çmimi 12 milionë euro (FOTO)

Barcelona do të sjellë një përforcim të ri gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

23/05/2017 08:54

Gerard Deulofeu do të rikthehet në Barcelonë.

“Mundo Deportivo” raporton se klubi katalan ka vendosur ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij për 12 milionë euro.

Deulofeu ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Milan gjatë këtij sezoni, por është ende futbollist i Evertonit, përcjell “lajmi.net”.

Megjithatë, 4 gola e 3 asistimet me “Rossonerët” kanë bërë që ta bindin Barcelonën për rikthimin e tij në Camp Nou. /Lajmi.net/