Banorët e Hades protestojnë para Qeverisë

Banorët e fshatit Hade sot do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Lajme

26/04/2018 07:49

Kjo protestë është thirrur për të shprehur pakënaqësitë ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes së tyre.

Dje ka nisur rrënimi i shtëpive të tyre ndërsa aksioni ka ndodhur nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mjedisit, komunës së Obiliqit dhe Policisë së Kosovës.