Banka Botërore i rekomandon Kosovës reforma urgjente në politikën fiskale

Banka Botërore vlerëson se rritja ekonomike prej 2.5 për qind është e pamjaftueshme për zvogëlimin e papunësisë dhe varfërisë në Kosovë.

Lajme

20/01/2015 12:36

Në prezantimin e numrit të shtatë të raportit gjashtëmujor mbi zhvillimet ekonomike në Evropën Juglindore, Banka Botërore vlerëson se Kosova duhet të bëjë konsolidim urgjent fiskal në vitin 2015, raporton KosovaPress.

Po ashtu, sipas Bankës Botërore, nevojitet reforma strukturore në shumë fusha për të përmirësuar prospektet për rritje ekonomike të qëndrueshme dhe për krijimin e vendeve të reja të punës.