Bangladeshi njeh Republikën e Kosovës

Kosova ka marrë edhe një njohje të madhe, të hënën, duke u pranuar nga Bangladeshi.

Lajme

27/02/2017 10:45

Lajmi është raportuar nga gazeta Dhaka Tribune, transmeton Klan Kosova.

Vendimi u mor nga kabineti qeveritar, ndërsa kjo e përditshme shkruan se për këtë cështje “sekretari i kabinetit Mohammad Shafiul Alam ka njoftuar gazetarët pas takimit të rregullt të kabinetit, të hënën”.

Dhaka Tribune njofton, e Klan Kosova përcjellë se pak kohë më parë ministria e jashtme e Bangladeshit i kishte kërkuar qeverisë ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Ky medium thotë se kjo është njohja e 114 për Republikën e Kosovës.