Balotelli mbërrin për teste mjekësore te klubi i ri

Mario Balotelli është larguar nga Nice por jo edhe nga futbolli francez.

Sport

23/01/2019 12:20

Mario Balotelli është i gatshëm të fillojë një aventurë të re.

Sulmuesi italian sot do t’i fillojë testet mjekësore me ekipin e Olympique Marseille.

Balotelli është larguar nga Nice por jo edhe nga futbolli francez.

Gianluca di Marzio ka njoftuar se Balotelli sot pritet ta kompletojë transferimin e tij te Marseille, transmeton lajmi.net.

Marseille me trajnerin Rudi Garcia e kishte kërkuar Balotellin edhe në verën e vitit të kaluar kur ai në fund vendosi të qëndronte në Nice. /Lajmi.net/