Ballkanin e pret e martë e zjarrtë, temperaturat deri në 38 gradë celsius

Për nesër është paraparë mot më diell paradite, kurse në orët e pasdites priten vranësira dhe reshje të mundshme shiu në disa zona.

Lajme

12/07/2016 12:43

Pas të hënës së nxehtë, banorët e Kroacisë, Bosnjës Kosovës dhe Serbisë sot i pret mot edhe më i nxehtë, ku temperatura në disa pjesë do të arrijë deri në 37 gradë celsius.

Ndërsa, qysh të mërkurën parashihet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale, transmeton lajmi.net.

Për shkak të temperaturave të larta, meteoalarmi kroat ka nxjerrë disa paralajmërime, përfshirë edhe atë të kuqin, që është në fuqi në Sllavoni, Baranj dhe Istra.

Paralajmërimi i kuq nxirret në raste kur priten kushte të jashtëzakonshme atmosferike.

Për nesër është paraparë mot më diell paradite, kurse në orët e pasdites priten vranësira dhe reshje të mundshme shiu në disa zona.

Kurse nga dita e enjte pritet freskim i dukshëm, transmeton lajmi.net.

Sipas parashikimit shtatëditor të DHMZ-së, temperatura nuk do të jetë më e lartë se 17 gradë celsius.

Moti i ngjashëm pritet edhe në Bosnjë, ku temperatura sot në zona të caktuara do të arrijë deri në 38 gradë celsius. .

Edhe në Kosovë do të jetë mot i nxehtë, ku temperatura pritet të arrijë deri në 34 gradë celsius. /Lajmi.net/