‘Balena Blu’, ndodh rasti i parë në Prishtinë

Viktima e parë e lojës kompjuterike të njohur si “Balena Blu” është iniciuar para pak çastesh në Policinë e Kosovës.

Lajme

16/06/2017 15:45

KALLXO.com mëson se rasti është hapur në stacionin Qendra në Prishtinë dhe viktima është një vajzë 11 vjeçare. Zyrtarë për media nga Policia e Kosovës kanë premtuar se do japin sqarime për rastin pasi t’i kenë marrë informacionet e nevojshme.

Në një njoftim gjatë ditës së djeshme policia apeloj për kujdes nga loja e cila ka shënuar viktima ne mbarë globin.