Bajrami i Vogël, të shtunën dita e parë

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e Bajramit të Vogël, Kurban - Bajramit, është të shtunën, më 4 tetor 2014.

Lajme

02/10/2014 15:22

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar kësaj feste mbahet në Xhaminë e Madhe (xhamia e “Sulltan Mehmet- Fatih”), në Prishtinë.

Manifestimi fillon në orën 6:00 (në mëngjes), me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, që do ta mbajë kryeimami i BIK, Sabri ef. Bajgora.

Namazi i Bajramit të Vogël falet në orën 7:13. Hytben do ta mbaj sekretari i përgjithshëm i BIK, Resul ef. Rexhepi.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 4 tetor 2014, Kryesia e BIK, si tradicionalisht, organizon pritje në selinë e saj nga ora 9 -12.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të ua pranojë Haxhin, kurbanin, lutjet e ibadetet gjithë besimtarëve.

“Me fat festa e Kurban –Bajramit!”, përfundon njoftimi.