Bajrami: Me Edita Tahirin në krye të bisedimeve, Mitrovica do t’ju falet serbëve

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, duke folur  për ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës nga serbët, ka thënë se me Edita Tahirin në krye të bisedimeve teknike Mitrovica do  t’ju falët serbëve, dhe më këtë qeveri të gjitha kërkesat e Listës Serbe do të plotësohen.

Lajme

09/12/2016 10:10

Bajrami  po ashtu e ka quajtur të tmerrshme faktin se në Qeveri nuk kanë dijeni se me lejen e kujt po ndërtohet ky muri, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë i Bajramit:

Të thuash me aq qetësi dhe të ndihesh komod se deri para tri viteve nuk kemi pasur çasje në veri, e tani po e kemi edhe atë përmes rrugëve malore, kjo sinqerisht është për keqardhje!

Ne e dimë që as ministri dhe as z.Mustafa nuk u lejuan të kalojnë në veri të vendit, besoj që edhe ju e dini dhe e keni parë.

Por, një gjë është e sigurt, deri sa do të jetë znj.Tahiri dhe të tjerët në krye të bisedimeve, Mitrovica do t’ju falet serbëve!

Deri sa të jetë kjo qeveri besoni se të gjitha dëshirat e Listës Serbe do t’ia plotësojnë, vetëm e vetëm për t’i ruajtur kolltuqet e tyre.

TMERR, TMERR, TMERR!!!

Që askush nga qeveria nuk ka “dijeni” se me lejen e kujt u vendos muri i cili po e ndanë vendin.

Ne e kemi thënë që këta njerëz për asnjë çast nuk janë në gjendje apo edhe nuk po dojnë të mbrojnë territorin e vendit dhe sovranitetin e tij! Kjo u dëshmua edhe me demarkacion e tash edhe me ndarje të Mitrovicës.

Turp të keni!!!