Bahtiri ia dorëzon Thaçit peticionin për bashkimin e Mitrovicës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot do të dorëzojë te presidenti i vendit, Hashim Thaçi, peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Lajme

21/02/2019 07:30

Peticioni është nënshkruar nga 16,594 qytetarëve.

“Nga presidenti Thaçi kërkohet mbështetja e tij për miratimin e kësaj nisme të ndërmarrë nga qytetarët e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Theksojmë se ideja e kryetarit të Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, që të bashkohet Mitrovica, nuk ka gjetur përkrahje në ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal. /Lajmi.net/