Baby G konfirmon duetin me Stresin
Gordana Kingji e njohur për publikun si Baby G, është emër i dashur në estradë.
ShowBiz
Këngëtarja tash e një kohë ka paralajmëruar një projekt të ri, por nuk ka dhënë shumë detaje rreth tij, shkruan lajmi.net.
Në medie kishte qarkulluar një lajm se Baby G po realizon duet me reperin Stresi, por asgjë nuk ishte konfirmuar.
Megjithatë, ishte këngëtarja ajo e cila përmes rrjeteve sociale njoftoi se do të bëjë duetin që është paralajmëruar me Stresin.
Bashkë me ta, në duet vjen edhe një artist i ri, emrin e të cilit këngëtarja nuk ka preferuar ta bëjë publik. /Lajmi.net/