Baby G ‘çmend’ fansat me foton sipër makinës, kështu argëtohet ajo

Baby G ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për tregun shqiptar.

ShowBiz

04/10/2018 21:40

Por, artistja vazhdon të mbetet temë në rubrikat rozë në bazë të imazheve që publikon në rrjete sociale, shkruan lajmi net.

Imazhi i fundit i saj i ndarë me ndjekësit në Instagram zbulon më shumë se ç’duhet nga vetja, e cila pozon e buzëqeshur sipër një makine.

Gordana shquhet për jetën dinamike që bën e që momentalisht nuk ka sjell ende ndonjë këngë të re. Pas incidentit me miken e saj, Baby G nuk është përfolur edhe aq në media.

“Mos u nal” mbetet kënga e fundit e lansuar nga ajo ku tashmë ka marrë afro 7 milionë klikime në Youtube. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BohMwhPBREH/?hl=en&taken-by=babygee