Babë e bir therin me thikë 26 vjeçarin në Tiranë

Tre persona janë përfshirë në një zënkë në një lulishte në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Lajme

17/05/2018 23:41

Policia njofton se pak pas orës 21:00, një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës, i dyshuar thikë në pjesën e barkut.

Uniformat blu deklarojnë se i riu me inicialet D.L. është goditur nga shtetasit me inicialet E.M., atë e bir.

Të dy këta shtetas janë arrestuar nga policia, ndërkohë që i plagosuri është shoqëruar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.