Babai i kryeministrit Haradinaj me komplikime shëndetësore, ka dy ditë që është shtrirë në QKUK – Lajmi.net
Babai i kryeministrit Haradinaj me komplikime shëndetësore, ka dy ditë që është shtrirë në QKUK
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 23:06, 13 June 2018
Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj ka dy ditë që është shtrirë në QKUK.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se ai ndodhet në mjekim intensiv qendror.

Është hera e dytë brenda këtij viti që Hilmi Haradinaj shtrihet në spitalin publik.

Po ashtu, lajmi.net mëson se Hilmi Haradinaj sot është vizituar nga Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryeministri Haradinaj.

Gjendja e tij tani është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Rreth dhjetë ditë më parë i njëjti ishte pranuar në QKUK përkatësisht në Klinikën e Kardiologjisë për shkak të problemeve shëndetësore me zemër. Më pas ai është larguar nga QKUK dhe ka vazhduar trajtimin në një spital privat./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO