Babadimri, si u krijua ai?

Ne i kemi dëgjuar të gjitha përrallat. Fëmijët në të gjithë botën dërgojnë letra në adresën e Babadimrit në Polin e Veriut për ta pyetur për dhurata në shkëmbim të sjelljeve të mira.

Fun

22/12/2015 18:29

Në letra adresa ka shumë rëndësi, nuk mund të shkruhet vetëm për Babadimrin, por ato duhet të dërgohen në Polin e Veriut: Zyrat qendrore të Santas. I mbushur me freskinë e Arktikut, me shenjtorët e tij shumë punëtorë, renë me hundën e kuqe dhe punishten e Santas, Poli i Veriut është vendi magjik, transmeton lajmi.net

Por si erdhi deri te miti i Polit të Veriut? Si u bë që pikërisht Poli i Veriut të bëhet vendi i Santas.

Të fillojmë me Santan (Babadimrin)

Nikola

Saint Nick nuk filloi si njeriu i hareshëm, i këndshëm, njeri me mjekër të bardhë që ne të gjithë e njohim sot.

Origjina e Santa Clausit mund të ndiqet te Saint Nicholas nga Myra, një njeri i Shenjtë që nuk jetonte në Polin e Veriut, por në një qytet Romak që sot ndodhet në Turqi.

Saint Nicholas kishte besime të forta në parimet e Krishterimit dhe prirje për të dhënë dhurata. Bujaria e tij e kishte bërë të famshëm. Marinarët e shpërndajnë bujarinë e Saint Nicholasit nëpër botë dhe u dhanë shpresën edhe atyre që kanë nevojë, transmeton lajmi.net

Lëvizja e Santas nga Turqia në Arktik është e lidhur me karikaturistin gjermano-amerikan Thomas Nast. Nast kishte paraqitur rreth 33 vizatime që përshkruajnë Krishtlindjet nga viti 1863 deri më 1886.

Para dizajnit të Nastit, Babadimri ishte paraqitur në forma të ndryshme më herët. Por ai ka ndryshuar dukjen e Shën Nikut. Ai na ka dhënë një punishte të Babadimrit, një libër të madh të fëmijëve të mirë e të lazdruar për t’u kujdesur.

Për më shumë, ai i ka dhënë atij edhe një shtëpi. Ilustrimi i Nastit në Polin e Veriut është pjesë ë një legjende që ne e dimë sot. Fëmijët kanë admiruar fotografitë e tij të mbajtura deri në fantazi.

Por pse Poli i Veriut?

peary

Gjatë viteve 1840 dhe 1850 kanë qenë disa ekspedita në Arktik, të cilat kanë marrë vëmendjen e mediave botërore.

Arktiku u bë një lokacion i famshëm e legjendar. Një lokacion në të cilin binte borë gjatë gjithë vitit dhe mund të kuptohet si krijesë e cila gjithmonë është e lidhur me të ftohtin. Bora u bë simboli universal për Krishtlindjet dhe për Nastin e të tjerët ishte me sens që Babadimri të jetonte në vendin e krishtlindjeve çdo ditë të vitit, përcjell lajmi.net

Publikimet e Nastit i kanë dhënë famë edhe idesë se Poli i Veriut ishte një storie e paprekur. Poli i Veriut ka qenë vetëm fantazi për Saint Nicholasin, sepse askush nuk ka arritur të deklarojë udhëtimin aty deri në vitin 1909, kur Robert Peary e kishte këtë nder.

north_pole_welcome

Askush nuk e dinte se çka përmban Poli i Veriut, pra, pse Babadimri të mos ndodhej aty si mister në majen e botës?

Tregimi amerikan për Santa Clausin është thellësisht e rrënjosur në historinë e tyre. Lidhja e tyre me Polin e Veriut është e bazuar në atë se çka dinim ne për botën në atë kohë./lajmi.net