“B92”: Rusia ia ktheu shpinën Serbisë për Kosovën në INTERPOL

“B92” shkruan se “Rusia na ktheu shpinën, janë pro Kosovës në INTERPOL”.

Lajme

20/11/2018 08:57

Mediat serbe kanë kritikuar mungesën e mbështetjes nga Rusia ndaj Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Sot do të votohet në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë.

Dhe, “B92” shkruan se “Rusia na ktheu shpinën, janë pro Kosovës në INTERPOL”, përcjell lajmi.net.

Deri tani, Kosova ka aplikuar për anëtarësim tre herë – 2010, 2015 dhe 2017.

Për anëtarësim të plotë, Kosovës i duhen dy të tretat e vototave nga delegacionet pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme në Dubai. /Lajmi.net/